1332 qytetarë të gjobitur për mosvendosjen e maskës
Gjatë 4 ditëve të fundit, në të gjithë vendin policia ka gjobitur 1332 qytetarë me 30 mijë Lekë të vjetra për mos mbajtje të maskës.
Gjatë kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 18 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, u evidentuan 5 lokale në të cilët ushtrohej aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për secilin nga subjektet u vendos masa administrative 1.000.000 lekë.
Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë konstatuar 20 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 20:30, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili. /tvklan.al