Ulet ndjeshëm numri i të infektuarve në 24 orë e fundit
Regjistrohen 461 raste të reja dhe 14 viktima me Covid-19
Një tjetër ulje e infektimeve me koronavirus është shënuar gjatë 24 orëve të fundit, ku 461 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Por ndryshe nga një ditë më parë, e diela shënoi rritje të numrit të personave që nuk e fituan dot betejën me Covid-19, duke i çuar në 14 jetët e humbura gjatë 24 orëve të fundit. Viktimat janë të moshave 45-89 vjeç. 7 prej tyre janë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 nga Elbasani, Shkodra, Peqini, Fieri dhe Kavaja.
Edhe në këto 24 orë harta e infektimeve vijon të jetë e shpërndarë në të gjithë vendin, ku Tirana mbetet sërish qarku me numrin më të lartë të personave që kanë rezultuar pozitiv.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, i qëndrueshëm vijon të jetë numri të shtruarve, ku në 4 spitalet Covid po trajtohen 391 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
Tv Klan