14 viktima dhe 788 të infektuar me Covid
Tirana vatra kryesore e infeksionit në vend
Numri i të infektuarve ditorë me Covid-19 vazhdon të mbetet i lartë. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se në 24 orët e fundit kanë rezultuar 788 raste të reja pozitive me virusin Sars Cov2.
Pjesa më e madhe e tyre vazhdon të jetë në kryeqytet por edhe në Shkodër, Fier, Krujë, Lezhë dhe Berat.
14 persona kanë humbur jetën gjatë ditës së fundit si pasojë e infektimit me Covid, 6 prej të cilëve qytetarë nga Tirana, ndërsa mosha varion nga 43 deri në 83 vjeç.
Numri i pacientëve të shtruar në 4 spitalet Covid mbetet i qëndrueshëm. Aktualisht po trajtohen 454 pacientë, 23 në terapi intensive, 8 pacientë janë të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2501 testime, duke përfshirë këtu edhe numrin e testeve të shpejtë.
300 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, ndërsa numri i rasteve aktive në të gjithë vendin kap shifrën e 22.707 të infektuarve.
Tv Klan