14 viktima nga COVID në Kosovë
Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë bërë 1.620 testime nga të cilët 560 kanë rezultuar pozitivë.
Në një njoftim për mediat nga Instituti i Shëndetësisë Publike bëhet me dije se betejën me COVID-19, nuk e kanë fituar dhe 14 qytetarë të tjerë.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 6 raste (75, 74, 68, 66, 61, 48 vjeç), Ferizaj 2 raste (71, 62 vjeç), Gjakovë 2 raste (76, 60 vjeç), Pejë 2 raste (71, 72 vjeç), Gjilan 1 rast (56 vjeç), Istog 1 rast (64 vjeç)”, theksohet në njoftim.
Numri total i rasteve pozitive është 42.377 raste nga 151.363 teste të kryera që nga nisja e pandemis dhe numri i të vdekurve ka shkuar në 1.087.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 678 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 27.821 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.469./tvklan.al