Mbytet 14-vjeçari në Liqenin e Farkës
Shoku i të miturit nuk tregoi për ngjarjen
Një 14-vjeçar nga komuniteti rom, është gjetur i mbytur mëngjesin e sotëm në Liqenin e Farkës.
Ai mësohet të jetë mbytur dy ditë më parë, teksa ishte duke u larë bashkë me një shok në liqen.
Nga frika shoku nuk ka treguar për mbytjen e 14-vjeçarit, ndërsa prej dy ditësh nuk kishte asnjë informacion rreth tij.
Trupi i tij i pajetë është nxjerrë nga polumbarët e RENEA-s.
Tv Klan