140 vjetori i lidhjes së Prizrenit


140 vjetori i lidhjes së Prizrenit

14:59 10/06/2018

Parlamenti i Kosovës ka kujtuar 140 vjetori e Lidhjes se Prizrenit me një seancë solemne të mbajtur pikërisht në këtë qytet.

I ftuar të merrte pjesë nga Shqipëria në aktivitet, që është pjesë e axhendës së festimeve për vitin e Skënderbeut, ishte dhe kreu i shtetit Ilir Meta, i cili simbolin e mbledhjes së mbajtur 140 vite më parë e gjen aktuale dhe sot.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit qëndron edhe sot e gjithë ditën në përpjekjet e mëdha të mbarë shqiptarëve për të zgjeruar hapësirat e tyre të lirisë, demokracisë dhe integrimit Evropian dhe Euro-Atlantik. Si e tillë ajo nuk është një relike historike, por është edhe sot një vepër e gjallë frymëzuese për të gjithë ne dhe për të gjitha kohërat".

Kryeministri Edi Rama, i cili nuk ishte i pranishëm urimin për këtë ngjarjen e bën nga rrjetet sociale dhe është në të njëjtën linjë me kreun e shtetit kur thotë se mesazhi i Lidhjes së Prizrenit kumbon i thjeshtë, por domethënës, dje, sot e përgjithmonë: asnjëherë virtyti dhe aq më pak fati e kanë braktisur një Shqipëri të përbashkuar.

Kjo ditë na kujton shkruan Rama po i afrohemi fundit të gjysmës së parë të Vitit të Skënderbeut, arritjet pa zhurmë dhe eventet unike të të cilit po zhvillohen anembanë kombit shqiptar në trojet e tij stërgjyshore dhe në diasporë.

Në aktivitetin e organizuar në Prizren u shënua dhe një incident, me protagonist Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai zgjodhi që të ndërhyjë personalisht për të larguar nga podiumi një prej pasardhëseve të Gjeneral Mehmet Derralla, që mbante postin e Ministri i Luftës në qeverinë e Ismail Qemalit, fjala e të cilës nuk ishte e parashikuar në axhendën e fjalimeve.

Tv Klan





Të ngjashme