15 ditë burg për liderin e opozitës ruse
Lideri i opozitës ruse, Aleksei Navalni, u dënua me 15 ditë burg me akuzën e rezistencës ndaj forcave të policisë gjatë protestave masive të së dielës.
Një gjykatë në Moskë vendosi fillimisht ta gjobisë krye-opozitarin me 350 dollarë, për organizimin e protestave.
Kremlini e akuzon Navalnin se po nxit dhunë. Policia ruse arrestoi rreth 500 persona, disa dhjetëra prej tyre pësuan edhe dhunë fizike nga forcat e rendit. Lideri i opozitës ruse akuzon qeverinë e kryeministrit Medvedev për korrupsion.
Tv Klan