15 kg drogë në kondicionerin e makinës, 23-vjeçari arrestohet në doganën e Murriqanit
Efektivat e Policisë Kufitare në Muriqan në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve Shkodër, kanë arrestimin në flagrancë Eldi Aldisha, 23 vjeç, banues në Tiranë, në tentativën për të trafikuar 15 kilogramë kanabis.
Gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në automjetin tip “Renault” me targa AA 689 JD që drejtohej Aldisha, efektivët e policisë kufitare kanë konstatuar se në depozitën e gazit të kondicionerit gjendeshin disa pako të mbështjella me natriban, ku brenda tyre kishte lëndë të dyshuar narkotike. Në vendngjarje ka mbritur grupi hetimor dhe Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve ku gjatë kontrollit të imtësishëm rezultoi se në brendësi të bombulës së gazit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 21 pako, gjithësej 15 kg e 373 gr lëndë narkotike e dyshuar "Cannabis - Sattiva". Materialet i kaluan Prokurorisë Shkodër për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve”/tvklan.al