15 të vdekur nga zjarri në një treg, mes tyre 4 fëmijë
Të paktën 15 persona janë vrarë nga një zjarr në një treg në kryeqytetin kenian Nairobi.
Më shumë se 70 persona mbetën të plagosur nga zjarri, i cili shpërtheu në mes të natën duke shkatërruar shumë prona.
Gikomba është një nga tregjet më të mëdha në qytet dhe zjarret janë të shpeshta.
Megjithatë, shkaku i zjarrit aktual nuk është ende nuk bëhet i ditur.
Sipas BBC, katër fëmijë janë mes viktimave.
Disa nga viktimat u dogjën, ndërsa të tjerë u asfiksuan teksa po përpiqeshin të shpëtonin pronat e tyre./tvklan.al