15 vendet më të rrezikshme në botë


15 vendet më të rrezikshme në botë

22:02 18/06/2016

Si çdo vit, Indeksi Global për Paqen rendit vendet bazuar në rrezikshmërinë që ato paraqesin, në mënyrë që të zbulojë se cilat shtete janë më të sigurta dhe cilat jo.

Raporti i këtij viti, i publikuar nga Instituti për Ekonominë dhe Paqen vlerëson 163 vende për sigurinë.

Ky raport u realizua duke përdorur 23 tregues individualë, që mund të grupohen në 3 kategori: niveli i sigurisë në shoqëri, në shtëpi dhe konflikti ndërkombëtar e militarizimi.

Rreziku për secilin shtet vlerësohet me 5 yje. Vendet me më pak yje janë më paqësore.

FILE - In this Dec. 22, 2015 file photo, Afghan security forces patrol in Nad Ali district of Helmand province, Afghanistan. Conditions in Afghanistan are getting worse, 15 years into a war that few Americans talk about any more. Thats preventing the clean ending that President Barack Obama hoped to impose before leaving office. Violence is on the rise, the Taliban are staging new offensives, the Islamic State group is angling for a foothold and peace prospects are dim. (AP Photos/Abdul Khaliq, File)

Indeksi zbuloi se në botë mbizotëron më pak paqe në krahasim me vitin e shkuar, ndonëse 81 vende shfaqen më paqësore në raport me një vit më parë.

Megjithatë, janë 79 vendet, ku rezulton se përgjatë këtij viti paqja është përkeqësuar me një përqindje të lartë, për shkak të kërcënimit global nga terrorizmi dhe destabiliteti politik.

Vende ku dhuna ka ardhur dukshëm në rritje janë Jemeni, Ukraina, Turqia, Libia, Bahrain, që konsiderohen si vatra konflikti.

South Korean marine amphibious vehicles release smoke for a demonstration during a press tour to General Outpost (GOP) of 2nd Marine Division at a military base in Gimpo near the Demilitarized Zone dividing the two Koreas on June 10, 2016. The Korean peninsula is the world's last Cold War frontier as Stalinst North Korea and pro-Western South Korea have been technically at war since the 1950-53 Korean War. / AFP PHOTO / JUNG YEON-JEJUNG YEON-JE/AFP/Getty Images

Ndërsa vende si Panamaja, Tailanda, Sri Lanka, Afrika e Jugut dhe Mauritania janë kthyer dukshëm më paqësore, duke shfaqur përmirësim nga viti i shkuar.

Nuk përbën aspak habi që vendi më i rrezikshëm është Siria, që vlerësohet me 3.8 yje nga 5.

Shteti në Lindjen e Mesme është konsumuar nga lufta dhe terrori islamik, me afërsisht 250 mijë të vrarë gjatë luftës civile që ka përfshirë vendin prej 5 vitesh.

Sudani Jugor renditet i dyti, si vendi më i dhunshëm, pasuar nga Iraku.

Në 15 vendet më të rrezikshme bën pjesë gjithashtu Afganistani, Somalia e Jemeni, ndërsa koflikti në Europë, ka bërë që pjesë e kësaj liste të jenë Rusia dhe Ukraina./tvklan.al

Smoke and flame rise after what fighters of the Syria Democratic Forces (SDF) said were U.S.-led air strikes on the mills of Manbij where Islamic State militants are positioned, in Aleppo Governorate, Syria June 16, 2016. REUTERS/Rodi Said

Më poshtë lista e 15 vendeve më të rrezikshëm në botë:

15. Nigeri – 2.877

14. Korea e Veriut – 2.944

13. Rusia – 3.079

12. Republika Demokratike e Kongos – 3.112

11. Pakistani – 3.145

10. Libia – 3.2

9. Sudani – 3.269

8. Ukraina – 3.287

7. Republika Qendrore Afrikane – 3.354

6. Jemeni – 3.399

5. Somalia – 3.414

4. Afganistani – 3.538

3. Iraku – 3.57

2. Sudani Jugor – 3.593

1. Siria – 3.806

Burimi: The Sun






Të ngjashme