15 vite burg për Domart Konjarin


15 vite burg për Domart Konjarin

12:18 07/10/2021

Akuzohet për grup kriminal dhe trafik droge

Gjykata e Apelit konfirmoi dënimin me 15 vite burg të Domart Konjarit, i gjetur fajtor si drejtuesi i një organizate kriminale që trafikonte kokainë dhe heroinë. Kolegji i Apelit vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë në bazë të provave që kryesisht janë sjell nga drejtësia franceze.

Konjari është pjesë e listës se të shumëkërkuarve të drejtësisë shqiptare. Arratia që erdhi pas ndryshimit të masës së sigurisë nga ish-Gjykata për Krime të Rënda në vitin 2015 që solli një sërë akuzash për sistemin, ku nuk mungoi edhe reagimi i ambasadës franceze.

Prej vitit 2015, policia nuk ka arritur të gjejë asnjë gjurmë të Konjarit, megjithëse një dosje e 2021 tregoi se kundërshtarët i kishin përgatitur një atentat me eksploziv, ku mbeti i plagosur kunati i tij. Referuar dëshmisë së një të penduari, ata dinin çdo lëvizje të Konjarit në Shqipëri.

Tv Klan






Të ngjashme