15-vjerçarja humbet jetën në avion pasi konsumoi sanduiç


15-vjerçarja humbet jetën në avion pasi konsumoi sanduiç

13:43 23/09/2018

Një adoleshente ka humbur jetën në një fluturim ajror pasi konsumoi një sanduiç. Ngjarja ka ndodhur në aeroplanin e "British Airways" në Nice të Francës. 15-vjeçarja Natasha Ednan - Laperouse ishte në aeroplan së bashku me prindërit e saj, kur u rrëzua përpara tyre. Dyshohet se vajza ka qenë alegjike ndaj susamit.

Policia ka nisur një hetim për këtë ngjarje dhe pritet të përcaktohet nëse ushqimi i shërbyer në avion ishte etiketuar siç duhet. Autoritetet do të hetojnë gjithashtu nëse stafi i "British Airways" i dha ndihmën e parë. Vajza besohet se pësoi një reaksion nga farat e susamit të bukës, para se të humbiste jetën.

Prindërit e 15-vjeçares janë shkatërruar nga humbja e vajzës së tyre.

"Si adoleshente që ishte, Natasha ka qenë shumë e hapur me ne, na tregonte për ndonjë problem që mund të kishte dhe kërkonte këshilla. Si një familje prej 4 anëtarësh, kishim marrëdhënie shumë të ngushtë"

, thanë ata.

/tvklan.al






Të ngjashme