150 mln euro në merkato, gati rindërtimi i Milan


150 mln euro në merkato, gati rindërtimi i Milan

17:40 22/07/2018

Pasi siguroi të drejtën për të luajtur në Europa League, nën drejtimin e pronarëve të rinj, Milan ka nisur nga puna për ndërtimin e një skuadre konkurruese në Europë dhe në Serie A.

Në postin e drejtorit sportiv është rikthyer Leonardo, i cili më parë ka qenë trajner i Milanit. Gattuso nuk rrezikohen në pozicionin e tij dhe pritet që klubi të investojë nga 100 deri në 150 milionë euro në merkato.

Lëvizjet e fuqishme për të sjellë elementë të rinj të talentuar pritet të shoqërohen edhe me largime. Te paktën kështu ka deklaruar drejtori i ri sportiv, Leonardo. Milan aktualisht gjendet në shtetet e bashkuara në International Champions Cup.

Mediat raportojnë se Montolivo dhe Bonucci mund të largohen. Ndërkaq do të mbahen lojtarët më të rinj në moshë me të cilët Gattuso do të mund të përballojë sidat në serie A dhe Europë.

Tv Klan






Të ngjashme