“150 persona janë strehuar, më e keqja ka kaluar”
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj e ka konsideruar të tejkaluar me sukses situatën e krijuar nga moti i ftohtë në kryeqytet. Një rol të rëndësishëm sipas Veliajt ka luajtur shërbimi zjarrfikës ndaj ai ka zgjedhur t’i falënderoj personalisht të gjithë punonjësit.
“Zjarrfikësit kanë qenë heronjtë e qytetit tonë dhe jam këtu për t’u treguar se sa krenar jam si kryetar bashkie për të gjithë ata që kanë shërbyer me 3 turne në këto ditë gatishmërie”.
Sipas materialit të dërguar nga zyra e bashkisë, Veliaj ka falënderuar të gjithë qytetarët që ishin bashkëpunues në përballimin e kësaj situate.
“Më e keqja ka kaluar, do të thotë që rastet më të vështira kanë qenë i ftohti i këtyre ditëve. Ka patur mbi 150 vetë që janë strehuar në qendrat sociale. Besoj se qyteti u bashkua më shumë se kurrë në këto ditë të vështira dhe kemi kaluar me sukses një nga situatat më problematike që Tirana ka hasur në dekadën e fundit”.
E megjithatë, Veliaj sërish ju kërkoi qytetarëve të jenë të kujdesshëm për të shmangur çdo incident edhe në ditët në vazhdim./ TV KLAN