2 viktima nga covid në 24 orët e fundit
Konfirmohen 156 raste të reja, gjithsej 188 pacientë në spitale
Dy gra të moshuara, njëra nga Shkodra dhe tjetra nga Tirana janë viktimat e 24 orëve të fundit nga koronavirusi. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, një prej tyre ishte 83 vjec, ndërsa tjetra 87 vjec.
“Një 83-vjeçare nga Shkodra dhe një 87-vjeçare nga Tirana nuk e fituan dot betejën me sëmundjen në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve dhe infermierëve. I shprehim ngushëllimet familjarëve”.
Numri i rasteve te reja te prekura nga covid, mbetet në të njëjtat nivele si javët e fundit. Nga 870 testime, janë konfirmuar 156 të infektuar, numri më i madh i të cilëve në Tiranë.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 870 testime për të dyshuar të prekur nga COVID-19, dhe janë identifikuar 156 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2, ndërsa të shëruar rezultojnë 62 qytetarë”.
Sipas të dhënave më të fundit, në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 188 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.
Tv Klan