16-vjeçari godet me sëpatë kushëririn
Një 15-vjeçar nga Gramshi i Lushnjes është plagosur rëndë me sëpatë nga kushëriri i tij, gjatë një konflikti për tokën.
Burime të policisë bëjnë me dije se, ngjarja ka ndodhur në një kodër të mbjellë me ullinj, ku pas një konflikti verbal, 16-vjeçari Isuf Selimi ka goditur me sëpatë në kokë kushëririn e tij, 15-vjeçarin Edison Selimi.
Sipas mjekëve të Lushnjes, plagët e 15-vjeçarit kanë qenë të rënda dhe se ai është dërguar menjëherë drejt spitalit ushtarak në Tiranë. Policia ka prangosur autorin e plagosjes, Isuf Selimin për veprën penale plagosje e rëndë me dashje.
Familjet e dy adoleshentëve prej dy vjetësh janë në konflikt për tokën, madje shpesh pjesëtarë të dy familjeve janë shoqëruar edhe në polici.
redaksia tvklan.al