16-vjeçari vdes në doganë pasi konsumoi “lëng frutash”
Një djalë 16-vjeçar pësoi një vdekje të dhimbshme pasi konsumoi metamfetaminë të lëngët të kamufluar si lëng frutash.
Ngjarja ka ndodhur në kufirin meksikano-amerikan, ku djali nga Meksika u detyrua të pinte metamfetaminën. Agjentët amerikanë të kufirit i kërkuan ta gëlltiste për të provuar se nuk gënjente kur tha se ishte lëng.
16-vjeçari konsumoi një gllënkë të vogël dhe e mbylli përsëri kapakun. Por agjentët i kërkuan ta provonte përsëri. Ai merr një gllënkë tjetër, por që fatkeqësisht rezultoi fatale për të.
Ai vdiq pas disa orësh nga mbidoza e drogës. Familja e viktimës ka hedhur në gjyq qeverinë amerikane dhe i kërkon dëmshpërblim 1 milionë Dollarë. /
tvklan.al