16 vjet pas sulmeve, procesi ndaj “arkitektit” ende nuk ka nisur  


16 vjet pas sulmeve, procesi ndaj “arkitektit” ende nuk ka nisur  

13:15 12/09/2017

Khalid Sheikh Mohammed, “arkitekti” i akuzuar për sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001 e kaloi përvjetorin e 16 -të të aktit barbar, i ulur në Gjirin e Guantanamos, duke u përgatitur për seancën e tij të 25 -të të procesit gjyqësor paraprak.

Kjo seancë do të zhvillohet muajin e ardhshëm. Në parashikimin e tyre të fundit, prokurorët ushtarakë thonë se përzgjedhja e trupi gjykues në seancat gjyqësore të Mohammed -it, do të fillojë në Janar të vitit 2019. Shumica e ekspertëve të interesuar thonë se kjo është diçka shumë premtuese, por pyesin nëse ky burrë i arrestuar në vitin 2003 në Pakistan, do të gjykohet ndonjëherë.

“Do të duhen dy, tre apo katër vjet për ta çuar këtë çështje në gjyq dhe do të duhet një vit apo më shumë për t’u përpjekur për këtë gjë”,

tha avokati 53-vjeçar, David Nevin për "The Guardian".

Nevin vlerësoi se ka gjasa që ta ndjekë çështjen në një gjykatë të shkallës së parë fillimisht dhe kjo mund të zgjasë pesë vjet, më pas çështja do të shkojë në gjykatën e qarkut, gjë që do të marrë tre apo katër vjet të tjerë dhe katër vjet pas kësaj çështja mund të dërgohet në Gjykatën Supreme të SHBA dhe e gjitha kjo mund të përfundojë pas 18 vitesh nëse nis tani, që do të thotë 34 vjet pas sulmit.

“Ka shumë mundësi që klienti im të vdesë në burg para se ky proces të përfundojë”,

tha Nevin.

“Nuk kam statistika të jetëgjatësisë mesatare të të burgosurve në Amerikë, nëse marrim parasysh që të burgosurit torturohen, po, jam i sigurt që është në shifra më të ulëta se normalja. Pra, vlen të pyesim, pse po e bëjmë këtë gjë dhe pse po e bëjmë në këtë mënyrë? Ne po shpenzojmë miliona e miliona dollarë çdo javë, për diçka që në fund mund të rezultojë e kotë.”

Terry McDermott, një bashkëautor i librit

Hunt for KSM (

Khalid Sheikh Mohammed)

,

mori pjesë në gjyqin e 24-të të Mohammed -it muajin e kaluar.

“KSM tashmë duket sikur është 83 vjeç, ai është një plak i vogël”,

tha ai

. "Vetullat i ka ende të zeza dhe mjekrën e lyen me këna, por flokët e tij janë krejtësisht të bardha. Është përfytyrimi i banalitetit të së keqes.”

[caption id="attachment_312081" align="aligncenter" width="848"]

Khalid Sheikh Mohammed gjatë një seance dëgjimore në 2012 -ën në Guantánamo Bay

[/caption]

Një grup i vogël i të afërmve të atyre që vdiqën më 9 Shtator ishin gjithashtu të pranishëm në seancën e Gushtit. Rasti, i trajtuar nga një gjykatë ushtarake, dukej të ishte shumë larg një përfundimi. Pala mbrojtëse po bën një fushatë që gjyqtarët dhe prokurorët të përjashtohen nga gjykimi, duke i akuzuar ata se kanë lejuar fshehurazi shpërbërjen e një “vendi të zi” të fshehtë në Amerikë, ku mendohet se Mohammed është torturuar vazhdimisht, dukë shkatërruar kështu dëshmi jetësore. Prokuroria po kërkon dënimin me vdekje, ndërkohë që pala mbrojtëse e kundërshton ashpër këtë gjë.

66 - vjeçari Ellen Judd, profesoreshë e antropologjisë kanadeze në Universitetin e Manitobas, mori pjesë në seancë dhe e shihte Mohammed -in dhe katër të pandehurit e tjerë përmes një xhami me tre shtresa.

“M’u desh shumë ta forcoja veten në ato momente”,

tha ajo për "The Guardian".

Kur terroristët sulmuan kullat e Qendrës Tregtare Botërore në Nju Jork, duke vrarë më shumë se 2.700 njerëz, në mes tyre ishte edhe partnerja e Judd -it, me të cilin kishte ndarë 15 vite, Christine Egan.

Vëllai i Egan punonte në njërën nga kullat.

Ajo kishte vendosur ta vizitonte të vëllain atë mëngjes. Egan 55 vjeçe dhe vëllai i saj me origjinë nga Hull i Mbretërisë së Bashkuar, u vranë që të dy. Egan kishte punuar në kujdesin shëndetësor dhe si studiuese në veri të Kanadasë.

"Ndjenja e humbjes nuk mbaron kurrë,"

tha Judd, duke shtuar se prania e të afërmve në seancat gjyqësore ishte e rëndësishme

. "Është pjesë e hidhërimit, pjesë e kujtesës, por edhe një mënyrë për të dëshmuar”,

tha ajo.

Ajo dëshiron që gjykata të bëjë punën e saj dhe të bëjë që çështja të marrë një përfundim, por mendon se i tërë procesi i drejtësisë, nëpërmjet një komisioni ushtarak, do të jetë i shkurtër. Ajo gjithashtu kundërshton me forcë dënimin me vdekje.

“Do të kisha preferuar diçka shumë më të gjerë”,

tha ajo.

“Një kornizë që shpjegon si ka ndodhur gjithçka dhe mënyrat për të zgjidhur konfliktet në botë, kështu që ngjarjet të mos përsëriten. Diçka më tepër, si për shembull një gjykatë penale ndërkombëtare”.

[caption id="attachment_312082" align="aligncenter" width="848"]

Christine Egan

[/caption]

Karen Greenberg, drejtoreshë e Qendrës për Sigurinë Kombëtare në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit Fordham në Nju Jork, argumenton se rasti i Mohammed -it duhet të kthehet në sistemin e gjykatave civile të SHBA, ku ishte në prag të gjykimit në vitin 2009, deri kur qeveria vendosi se ishte shumë e rrezikshme për ta bërë këtë.

Pavarësisht nga një ndryshim i mëvonshëm në ligj për të parandaluar të arrestuarit e Guantanamos që të sillen në Shtetet e Bashkuara, ajo beson se Muhammed dhe të pandehurit e tjerë duhet të gjykohen në një gjykatë federale në Nju Jork ose Uashington.

“Ne duhet t’i gjykojmë ata”,

tha ajo

. “Kjo vonesë është e turpshme. Është shkatërruese dhe hedh hije mbi sistemin amerikan të drejtësisë. Si një komb, nuk mund të mbyllim ngjarjet e 11 Shtatorit ndërsa ka ende njerëz në paraburgim në pritje të gjykimit. Popullit amerikan po i privohet drejtësia.”

Avokati i lartpërmendur Nevin nuk do të komentonte mbi atë çfarë mund të çonte përpara këtë proces ligjor. Megjithatë, kundërshtimi i ashpër i palës mbrojtëse ndaj dënimit me vdekje, mund të ofronte një levë.

McDermott tha se mund të imagjinonte një marrëveshje ku pala mbrojtëse heq dorë nga fushata e saj për të shkarkuar prokurorët dhe gjyqtarët, në këmbim të heqjes dorë nga  këmbëngulja e tyre për dënimin me vdekje. 

Në një transkript prej 26 faqesh të lëshuar nga Pentagoni në vitin 2007, Mohammed është cituar të ketë pranuar se i ka prerë kokën gazetarit Daniel Pearl dhe ka marrë përgjegjësinë për dhjetëra sulme dhe komplote terroriste.

“Unë kam qenë përgjegjës për operacionin e 11 Shtatorit, nga A-ja në ZH”,

citohet të ketë thënë ai.

Megjithatë, ai ende nuk ka pranuar zyrtarisht fajësinë dhe është e paqartë se sa prova do të ketë që mund të përdoren për akuza të torturës.

"Kjo dhe problemi i sasive të mëdha të materialeve të klasifikuara, janë dy çështje që ngadalësojnë rastin dhe pengojnë shanset e tij për t’u kthyer ndonjëherë në një gjykatë civile",

tha Nevin.

Michael Bachrach, një avokat që përfaqësonte Ahmed Ghailani, terrorist i al-Kaidës nga Tanzania, i cili dënua në Nju Jork në vitin 2010 për shkak të bombardimeve të ambasadave amerikane në Kenia dhe Tanzani në vitin 1998, nuk u pajtua me këtë.

“Mohammed duhet të ishte sjellë para drejtësisë më parë”,

tha ai

. “Unë besoj se ai mund të marrë një gjykim të drejtë në gjykatën federale, rasti i Ghailanit e vërtetoi këtë. Ne kishim materiale të klasifikuara dhe të pa klasifikuara, përfshirë torturën dhe juria pa atë që ishte e nevojshme për të.”

"A mundet Muhammed të marrë një gjykim të drejtë nga komisioni ushtarak? Unë nuk jam aq i sigurt për këtë."

Ghailani u shpall i pafajshëm në 284 prej 285 akuzave, por u dënua me vdekje pa kusht.

"

Unë mendoj se është një shembull i vërtetë i drejtësisë që po bëhet",

tha Bachrach.

Çfarë mendonte ai për pafundësinë e dukshme të rastit të Muhammed -it?

“Vërtetë e tmerrshme!".

Burimi: The Guardian

Shqipëroi: tvklan.al





Të ngjashme