167 kg kanabis në banesë, pranga 40 – vjeçarit


167 kg kanabis në banesë, pranga 40 – vjeçarit

11:01 29/09/2016

Në qytetin e Lezhës janë sekuestruar 167 kilogramë lëndë narkotike, gjatë operacionit të zhvilluar nga Komisariatit të Policisë Mirditë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

Sakaq, nga ky operacion i ndërrmarë është arrestuar në flagrancë shtetasi Marko Tushaj, 40 - vjeç, banues në Mirditë.

droga-lezhe

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 167 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për të vijuar për vepren penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”./tvklan.al





Të ngjashme