17 aplikues për Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg
17 aplikues i janë përgjigjur interesit të qeverisë për përfaqësuesin e Shqipërisë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.
Nga këta, vetëm 3 kandidatura do të përzgjidhen për t’u paraqitur pranë kësaj gjykate. Kjo është hera e 4 që qeveria hap aplikimet dhe ajo që bie në sy është se gjyqtari i dorëhequr i Gjykatës Kushtetuese Sokol Berberi ka shpallur interes duke aplikuar në çdonjërën nga shpalljet.
Edhe pse përfaqësuesit të Shqipërisë në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, Ledi Bianku i ka përfunduar mandati që në Janar të 2017, ende nuk ka një zëvendësues për të.
Tv Klan