17 të prekur me Covid-19
Tirana, Durrësi e Kruja me vatra aktive
Tirana e Durrësi u zgjuan me nga 8 të prekur nga Covid-19 secili. Një rast tjetër në Krujë e çoi në 17 numrin e të infektuarve të rinj, një më pak se të premten, dhe në 933 totalin e tyre që nga nisja e pandemisë.
“Janë testuar 306 qytetarë të dyshuar si të prekur me Covid-19 dhe kanë rezultuar pozitivë 17 qytetarë. përkatësisht 8 në Tirane, 8 në Durrës dhe 1 në Krujë, kryesisht kontakte të rasteve pozitive të mëparshme, por edhe raste të reja për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik. Mes të testuarve janë 48 personel shëndetësor të cilët kanë rezultuar të gjithë negativë për COVID19”.
Numri i të shtruarve në spital nuk ka ndryshuar krahasuar me një ditë më parë. 4 pacientë janë në gjendje më të rënduar.
“Situata në spitale paraqitet e qëndrueshme prej ditësh. Aktualisht në dy spitalet COVID janë të shtruar 19 pacientë dhe vetëm 4 prej tyre janë në terapi intensive”.
9 persona dolën nga lista e të infektuarve duke e çuar në 77 % nivelin e shërimeve.
“Të shëruar në 24 orët e fundit janë 9 qytetarë. Deri më sot janë kryer mbi 12 mijë testime dhe janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 933 qytetarë. Prej tyre, 77% tashmë janë të shëruar. Aktualisht janë 188 persona aktivë me COVID19”
188 persona aktivë me COVID19 ne zonat e kuqe, si Tiranë, Krujë, Shkodër, Durrës, Kamëz e Berat.
Tv Klan