17 ton diferencë, procedohen 3 persona
Administratori i një firme dhe dy punëtorë janë proceduar penalisht në qytetin e Vlorës, për fshehje të të ardhurave dhe falsifikim të dokumenteve.
Ata janë E.D., 38 vjeç, administratori e firmës, si dhe dy shoferët G.I., 58 vjeç dhe K.P., 62 vjeç, të gjithë banues në Lushnje.
Sipas policisë, gjatë ditës së enjte në hyrje të fshatit Selenicë, ku edhe kryejnë aktivitetin e firmës së tyre si transportues të lëndës ranore, dy shoferët janë kapur duke transportuar lëndë ranore jo në masën e përcaktuar në faturat tatimore përkatëse.
Ata transportonin lëndë ranore bitiuminoze me dy kamionë, të cilat gjatë kontrollit të faturave shoqëruese tatimore kanë rezultuar të falsifikuara, pasi nga peshimi i automjeteve doli se kishte një diferencë prej 10 dhe 17 ton.
Policia sekuestroi edhe kamionët e firmës në fjalë./tvklan.al