17 viktima dhe 705 raste të reja me Covid


17 viktima dhe 705 raste të reja me Covid

16:22 02/12/2020

484 pacientë janë të shtruar në spitale

Është rritur sërish numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë. Në 24 orët e fundit 17 pacientë të tjerë nuk mundën t’i mbijetonin Covid-19, duke e çuar në 839 numrin total të jetëve të humbura që nga shfaqja e pandemisë. 5 prej tyre ishin nga Durrësi, 4 Tirana, 2 nga Vlora, dhe nga 1 viktimë pati Saranda, Gjirokastra, Fieri, Kavaja, Lezha dhe Cërriku.

Ka pësuar rënie krahasuar me raportimin e mëparshëm, numri i pacientëve në të shtruar në spitale, por jo ai i atyre në gjendje të rëndë. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se aktualisht po trajtohen 484 pacientë në spitalet Covid, 38 në terapi intensive, nga të cilët 13 të intubuar në gjendje të rëndë.

Një rënie të lehtë ka pësuar edhe numri i infektimeve ditore. Sipas autoriteteve shëndetësore, pas 2186 testimeve të kryera rezultuan 705 raste të reja pozitive. Më shumë se gjysma, 386 raste janë në Tiranë, 43 në Gjirokastër, 28 në Korçë. Aktualisht në mbarë vendin janë thuaje 19 mijë raste aktive me Sars-Cov 2.

Tv Klan






Të ngjashme