17 viktima nga Covid në Kosovë


17 viktima nga Covid në Kosovë

15:39 08/12/2020

Shënohen 557 raste pozitive

Thellohet edhe më tej bilanci i koronavirusit në Kosovë. Në 24 orët e fundit 17 qytetarë të tjerë humbën jetën, duke e ccuar në 1.137 numrin total të viktimave që nga nisja e pandemisë.

Numrin më të madh të jetëve të humbura e ka Prizreni dhe pas vjen Prishtina dhe Gjakova. Gjatë 24 orëve të fundit, janë testuar gjithsej 1.541 mostra të marra prej të cilëve kanë rezultuar 557 raste pozitive.

Numrin më të madh të rasteve pozitive e ka Prishtinë me 217 infektime, e ndjekur nga Mitrovica me 41. Aktualisht në Kosovë janë mbi 12500 raste aktive me Sars-Cov-2.

Tv Klan






Të ngjashme