Përmbytje masive në Indonezi, 29 viktima


Përmbytje masive në Indonezi, 29 viktima

12:51 02/01/2020

Mbi 30 milionë persona llogariten të pastrehë

Rëndohet bilanci tragjik përmbytjeve masive që kanë përfshirë Xhakartën, kryeqytetin e Indonezisë në ditët e para të këtij viti.

Autoritetet vendase flasin për 29 viktima. Mijëra të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre.

Deri tani numërohen mbi 30 milionë persona të pastrehë. Kjo valë përmbytjesh nisi pas shirave të rrëmbyeshëm që vunë në nën ujë hapësira të mëdha.

Qindra shtëpi janë dëmtuar nga përmbytjet të konsideruara si më të mëdha në vitet e fundit.

Grupet e shpëtimit vijojnë pa ndërprerë punën në terren për të nxjerrë gra, fëmijë dhe të moshuar që gjenden të rrethuar nga uji.

Autoritetet njoftuan se janë evakuuar mbi 31 mijë persona.

Tv Klan






Të ngjashme