
17-vjeçari me motor përplas për vdekje të moshuarin
Një ngjarje e rëndë ndodhi rreth orës 18:30 të kësaj të hëne në qytetin e Divjakës. Një këmbësor i moshuar humbi jetën pasi u përplas nga një motor.
Sipas informacionit paraprak të uniformave blu, 88-vjeçari N.P u godit nga një motor, i cili drejtohej nga një 17-vjeçar me iniciale E.B.
I moshuari u dërgua në spital, por plagët ishin të rënda dhe nuk mundi t’u mbijetojë dot. Ndërkohë policia njofton se drejtuesi i motorit është larguar nga vendi i ngjarjes menjëherë pas aksidentit.
Grupi hetimor po punon për kapjen e tij, ndërkohë që po hetohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje me pasoja tragjike. /tvklan.al