170 kg drogë me gomone drejt Italisë, skafistët i shpëtojnë policisë


170 kg drogë me gomone drejt Italisë, skafistët i shpëtojnë policisë

23:06 29/06/2016

 

Policia italiane ka sekuestruar pasditen e sotme një sasi prej 170 kg marijuane të nisur nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

Një helikopter gjerman i Komunitetit Europian, që ishte në patrullim në zonë ishte ai që pikasi gomonen 20 milje larg brigjeve italiane, në ujëra ndërkombëtare mes Brindisi-t dhe Lecce-s.

Pasi ka lajmëruar autoritet e vendit fqinj, menjëherë agjentët Guardia di Finanza, janë vënë në ndjekje të mjetit lundrues.

Sapo skafistët shqiptarë kanë pikasur se po ndiqeshin kanë hedhur drogën në det dhe janë drejtuar për në ujërat shqiptare.

Agjentët kanë bërë të mundur rikuperimin e drogës, ndërsa kanë llogaritur se trafikantëve do t’i kishte mjaftuar edhe vetëm një orë për të mbërritur në brigjet italiane dhe të shkarkonin sasinë e marijuanës./tvklan.al






Të ngjashme