18 pacientë ndërrojnë jetë në 24 orët e fundit


18 pacientë ndërrojnë jetë në 24 orët e fundit

16:15 27/11/2020

645 raste të reja konfirmohen me koronavirus

Shifra shqetësuese të humbjes së jetëve nga spitalet Covid. 18 pacientë ndërruan jetë në 24 orët e fundit njoftoi Ministria e Shëndetësisë, një e dhënë që dëshmon edhe një herë tjetër për situatën e rënduar të pandemisë.

Numri i pacientëve që kanë humbur jetën nga Covid, zyrtarisht është 771 vikima, ndërsa javët e fundit të dhënat tregojnë se viktimat nga virusi po shtohen ndjeshëm.

8 nga pacientët që kanë humbur jetën janë nga Tirana, 3 nga Durrësi, ndërsa të tjerët ishin nga Dibra, Elbasani, Lezha, Kurbini, Berati, Vlora dhe Fieri.

I lartë mbetet edhe numri të shtruarve në spitalet Covid. Sipas Ministrisë së Shëndetëisë 463 pacientë po marrin trajtim, ku 25 prej tyre janë në terapi intensive dhe 8 janë të intubuar.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 20201 testime dhe kanë rezultuar të prekur 645 persona me koronavirus. Numrin më të lartë të të infektuarve vazhdon ta mbajë Tirana me 272 persona, e ndjekur nga Durrësi me 56 të prekur,

Aktualisht 17719 persona janë të infektuar aktive, ndërsa numrin më të lartë e mban kryeqyteti me mbi 9 mijë të tillë. Të shëruar në 24 orët e fundit llogariten të jenë 403 persona.

Tv Klan






Të ngjashme