18-vjeçari dhunon drejtorin dhe nën drejtoreshën e shkollës
Një gjimnazist është arrestuar nga policia e Tiranës. Bëhet fjalë për 18-vjeçarit Aldo Troski.
Sipas policisë tek “Shkolla e Bashkuar”, në Farkë të Madhe ka goditur me sende të forta drejtorin e shkollës, 56-vjeçarin Xh. Q.
Dhunës nuk i ka shpëtuar as nën drejtoresha e cila ka tentuar të “ulë gjakrat”.
Kështu i riu ka dhunuar edhe nën drejtoreshën, 36-vjeçaren O. I. Të dy kanë marrë plagë në trup. /tvklan.al