18-vjeçarja vetëvritet për shkak se nuk ishte e virgjër, arrestohet burri


18-vjeçarja vetëvritet për shkak se nuk ishte e virgjër, arrestohet burri

23:00 31/07/2017

Një vajzë e re 18-vjeçare është vetëvrarë pas presioneve nga bashkëshorti i saj, që e akuzonte se nuk ishte e virgjër para martesës.

Ngjarja ka ndodhur në Taxhikistan gjatë muajit qershor. Ndërsa, autoritetet kanë arrestuar sot bashkëshortin e së ndjerës, Zafar Pirov, që e akuzojnë për nxitje të gruas së tij për të bërë vetëvrasje.

Rajabbi Khyrshed vrau veten 40 ditë pasi ishte martuar. Familja e vajzës deklaron se 18-vjeçarja ka qenë në presion të madh nga burri që e akuzonte se nuk ishte e virgjër. Familjarët thonë gjithashtu se vajza e tyre është bërë viktimë e shpifjes. Në rast se bashkëshorti i së ndjerës shpallet fajtor, ai rrezikon 8 vite burgim.

/tvklan.al






Të ngjashme