
182 të shtruar në dy spitalet covid
Shkon në 23 numri i pacientëve në terapi intensive, 7 të intubuar
Numri i pacientëve në reanimacionet e dy spitaleve covid është rritur edhe këtë të martë. Nga 17 që ishin një ditë më parë sot në terapi intensive janë 23 pacientë, ndërsa në intubim janë 7.
Në rritje ka ardhur dhe numri i atyre që kanë patur nevojë për trajtim spitalor. 182 pacientë të konfirmuar me koronavirus po marrin shërbim në dy spitalet e posaçme covid në kryeqytet.
Sipas burimeve zyrtare, në dy spitalet atë Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe spitalin Shfeqet Ndroqi po marrin shërbim të specializuar dhjetra qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Duke u trajtuar sipas protokolleve të posaçme në spitalin Shefqet Ndroqi janë edhe pacientë me simptoma të koronavirusit por që kanë rezultuar negativ me anë të tamponit.
Tv Klan