185 të shtruar në spitalet Covid
16 në terapi intensive, 4 të intubuar
185 pacientë të infektuar nga koronavirusi po marrin trajtim në dy spitalet Covid në vend.
Sipas burimeve zyrtare 16 janë në terapi intensive dhe 4 janë të intubuar dhe në gjendje kritike për jetën.
Në dy spitalet Covid atë në Shërbimin Infektiv dhe në spitalin “Shefqet Ndroqi” po marrin shërbim të specializuar edhe dhjetra qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Po ashtu nën kujdes mjeksor janë edhe disa pacientë të cilët rezultojnë covid negativë me teste por kanë simptomat klinike të sëmundjes.
Tv Klan