188 të shtruar në spitalet Covid


188 të shtruar në spitalet Covid

15:42 10/09/2020

20 në terapi intensive, 7 të intubuar

Situata në dy spitale Covid vijon të jenë alarmante. Në 24 orët e fundit ka ardhur rritje numri i pacientëve që kanë patur nevojë për t’u reanimuar dhe atyre që janë vënë në frymëmarrje të drejtuar.

Sipas burimeve zyrtare, sot në dy spitalet Covid po trajtohen 188 pacientë, prej të cilëve 20 janë në terapi intensive dhe 7 janë të intubuar dhe në gjendje kritike për jetën.

Në dy spitalet Covid, atë në Shërbimin Infektiv dhe në spitalin Shfeqet Ndroqi po marrin shërbim të specializuar edhe dhjetëra qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me Covid-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Po ashtu, nën kujdes mjekësor janë edhe disa pacientë, të cilët rezultojnë Covid negativ me teste, por kanë simptomat klinike të sëmundjes.

Tv Klan






Të ngjashme