188 të shtruar në spitalet Covid
21 në terapi intensive, 7 të intubuar
Shtrimet në dy spitalet Covid vijojnë të mbeten të larta.
Sipas burimeve zyrtare, sot në dy spitalet Covid po trajtohen 188 pacientë, prej të cilëve 22 janë në terapi intensive dhe 7 janë të intubuar dhe në gjendje kritike për jetën.
Në dy spitalet Covid atë në Shërbimin Infektiv dhe në spitalin Shfeqet Ndroqi po marrin shërbim të specializuar edhe dhjetëra qytetarë, të cilët kanë qenë pozitivë me Covid-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.
Po ashtu nën kujdes mjekësore janë edhe disa pacientë, të cilët rezultojnë Covid negativ me teste, por kanë simptomat klinike të sëmundjes, nga pamjet imazherike.
Tv Klan