189 të shtruar në dy spitalet covid


189 të shtruar në dy spitalet covid

15:40 03/09/2020

Shkon në 20 numri i pacientëve në terapi intensive, 8 të intubuar

Numri i pacientëve në dy spitaleve covid është rritur sërish. Sipas burimeve zyrtare në spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 189 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 20 janë në terapi intensive dhe 8 pacientë janë të intubuar.

Në dy spitalet atë Infektiv në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza dhe spitalin Shfeqet Ndroqi po marrin  shërbim të specializuar dhjetra qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Duke u trajtuar sipas protokolleve të posaçme në spitalin Shefqet Ndroqi janë edhe pacientë me simptoma të koronavirusit por që kanë rezultuar negativ me anë të tamponit.

Tv Klan






Të ngjashme