189 të shtruar në spitalet covid


189 të shtruar në spitalet covid

15:42 30/09/2020

16 në terapi intensive, 5 të intubuar

Rritet numri i të shtruarve në dy spitalet covid. 189 pacientë të infektuar nga koronavirusi po marrin trajtim në dy spitalet covid në vend.

Sipas burimeve zyrtare, 16 janë në terapi intensive dhe 5 janë të intubuar dhe në gjendje kritike për jetën.

Ndërkohë në dy spitalet covid po marrin shërbim të specializuar disa pacientë të cilët rezultojnë covid negativ me teste por kanë simptomat klinike të sëmundjes.

Tv Klan






Të ngjashme