19 humbje jete nga Covid në Shqipëri


19 humbje jete nga Covid në Shqipëri

16:14 05/12/2020

Rekord infektimesh, konfirmohen 846 raste

Shkon në 889 totali i personave që kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit përgjatë 10 muajve në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se në 24 orët e fundit nuk ja kanë dalë të fitojnë betejën me Sars Cov-2, 19 pacientë.

Shtatë prej të cileve nga Tirana, 2 nga Elbasani,  2 nga Durrësi, 2 nga Vlora, 1 nga Shkodra, Kuçova, Lushnja, Rrogozhina, 1 qytetar nga Librazhdi.

Në rritje kanë ardhur sërish rastet e reja të të infektuarve, të cilat këtë të shtunë kanë regjistruar një tjetër rekord.

Analizat laboratorike kanë identifikuar 846 të infektuar të rinj me koronavirus mes 2.308 të dyshuarve në mbarë vendin.

Tirana vijon të kryesojë në listat e rasteve të reja ditore me 265 raste të reja, për t’u pasuar nga Durrësi me 113 raste, Fieri 108 raste.

Prania e virusit është ndeshur në çdo qytet, ku Berati dhe Malësia e Madhe regjistrojnë numrin më të ulët me 1 rast të infektuar në 24 orë.

Një pjesë e të infektuarve kanë patur nevojë për ndihmë të specializuar mjekësore dhe janë dërguar në 4 spialet Covid ku aktualisht po trajtohen 469 pacientë prej të cilëve 31 në terapi intensive dhe 11 të intubuar.

Që prej fillimit të epidemisë në vend janë infektuar mbi 42 mijë qytetarë 50% e të cilëve janë shëruar ndërsa 50% janë ende aktiv dhe potencial për të infektuar të tjerët nëse nuk izolohen.

Tv Klan






Të ngjashme