2 ditë pas lindjes, foshnja rezulton me Covid, nëna: Kisha një ndjenjë faji
Një foshnjë ka rezultuar me virus, vetëm dy ditë pas lindjes.
Vogëlushi Presley Dowdall lindi në Spitalin ‘Basildon’ në Essex. Ai kishte probleme me frymëmarrjen dhe më vonë u diagnostikua me Covid-19.
Nëna e tij Roxanne Dowdall u shpreh se ishte e shokuar nga rezultati i testit.
“Ishte një tronditje e tillë dhe unë nuk mund ta besoja atë që dëgjoja. Ndihej sikur koha kishte qëndruar dhe unë po jetoja historinë e dikujt tjetër. Mbaj mend që kisha një ndjenjë faji. Pse nuk mund ta mbroja djalin tim të porsalindur? Kam pasur një milion pyetje që shkojnë rreth e përqark në mendjen time, se si ai mund të ishte infektuar”.
Ajo tha që Presley nuk ka më simptoma dhe është shëruar plotësisht nga virusi, por ende nuk e dinë se si foshnja u infektua.
“Asnjëherë nuk do të marrim një përgjigje se si u infektua me Covid-19 dhe kjo është thjesht një pyetje pa përgjigje, me të cilën do të duhet të jetojmë“./tvklan.al