2 mijë aplikime për kredi të butë
Veliaj: Aplikimet e kanë kaluar fazën e parë
Dy mijë aplikime për kredi të butë e kanë takuar fazën e parë. Lajmin e dha kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj gjatë mbjelljes se 250 pemëve të reja përgjatë rrugës Kombinat – Vaqarr.
Veliaj u shpreh se zona e pasuruar me pemë do të shërbejë për krijimin e lagjes së re për familjet e prekura nga tërmeti.
Kryebashkiaku u shpreh se shumë shpejt do të nisë puna për ndërtimin e 870 shtëpive të reja, dhe se me infrastrukturën e re që po merr jetë, Vaqarri është kthyer në lagjen më të re të Tiranës.
Duke u ndalur tek fushata e mbjelljeve, Veliaj ftoi edhe bizneset dhe institucionet e ndryshme që t’i bashkohen kësaj nisme.
Prej vitit 2015, Bashkia e Tiranës ka ndërmarrë një aksion të gjerë për rritjen e gjelbërimit në kryeqytet, nismë të cilës i janë bashkuar edhe qytetarë, biznese dhe institucione të ndryshme duke kontribuar për të patur një qytet më të mirë dhe të jetueshëm.
Tv Klan