2 mijë euro për t’u punësuar në FA, pranga punonjësit të Policisë Ushtarake
Dy persona janë arrestuar nga autoritetet në Vlorë, njëri prej tyre punonjës i Policisë Ushtarake në këtë qytet.
Punonjësi Deraldo Kamberi dhe Erlind Varfi, të dy 23 vjeç, akuzohen se në bashkëpunim me njëri – tjetrin i kanë marrë një personi, një shumë vlerash monetare prej 2000 Euro, me premtimin se do ta ndihmonin të punësohej në strukturën e Forcave të Armatosura.
Policia ka sekuestruar edhe shumën e vlerave monetare prej 2000 Euro.
Të arrestuarit do të duhet tashmë të përballen me akuzën e
“korrupsionit pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike, kryer në bashkepunim
”.
/tvklan.al