2 mijë lekë policit të rrugores, por…
Një 41-vjeçar nga Saranda është arrestuar nga policia e Fierit. Festim Mina u ndalua në aksin rrugor Lushnjë-Fier, duke udhëtuar me automjetin tip “Renault”, me targë AA 754 KN.
Sipas policisë ai ishte duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara. Por për t’i shpëtuar gjobës së policisë, e cila në këtë rast shkon deri në heqjen e lejes së drejtimit, Festim Mina i ka ofruar policit të rrugores 2 mijë lekë.
E për këtë ai është arrestuar, ndërsa akuzohet për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”./tvklan.al