2 milionë civile pa drita dhe pa ujë në Alepo të Sirisë


2 milionë civile pa drita dhe pa ujë në Alepo të Sirisë

13:03 10/08/2016

Mbi dy milion civilë janë bllokuar në qytetin sirian të Alepos, ku një pjesë kontrollohet nga rebelët dhe pjesa tjetër nga ushtria qeveritare.

Për shkak të bombardimeve nga të gjitha krahët, civilët janë në mëshirë të fatit, pasi prej ditësh u mungon energjia dhe uji i pijshëm.

Lajmi konfirmohet nga OKB që kërkon një armëpushim humanitar për 48 orë në mënyrë që në qytet të futen ndihma në ushqime dhe ilaçe për popullsinë.

Sipas përfaqësuesve të OKB-së civilët janë duke konsumuar ujin e puseve dhe cisternave që duket i pamjaftueshëm dhe i ndotur.

Sipas të njëjtave burime ditët e fundit janë vrarë një numër i madh i popullsisë së pambrojtur pasi palët në konflikt sulmojnë pa mëshirë edhe spitalet dhe klinikat.

Pas kërkesës së OKB-së kanë nisur në Gjenevë bisedimet mes eksperteve ruse dhe amerikane për gjetjen e një armëpushimi dy-ditor për t’i ardhur në ndihmë popullsisë civile. /TV KLAN






Të ngjashme