2 milionë euro, sekuestrohet pasuria e vrasësve me pagesë


2 milionë euro, sekuestrohet pasuria e vrasësve me pagesë

11:24 02/05/2014 andon mehillaj2 milionë euro është pasuria e konfiskuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda të Ish-inspektorit të Bashkisë së Vlorës, Marion Mitro dhe kushërinjve Genis dhe Andon Mëhillaj. Ata  akuzohen si “kontraktorë dhe vrasës me pagësë” në grupin e famshëm të tritolit me të penduar killerin që bashkëpunonte më ta, Juljan Sinanaj.

Vlera e 2 milionë eurove është pasuri e tundshme dhe e patundshme që është mundur të sekuestrohet nga prokuroria në këto tre muaj hetime intensive. Tre të pandehurit akuzohen si porositës të shtatë atentateve që tashmë janë të dokumentura dhe të kopsitura në dosjen hetimore, dy me vdekje, dy me plagosje, shumë dëme material dhe një vrasje e mbetur në tentativë.

tvklan.al





Të ngjashme