2 minuta heshtje në të gjithë Britaninë, përkujtohen të rënët e luftës
Britania ka shënuar sot 100-vjetorin e varrimit të luftëtarit të panjohur dhe ka kujtuar heronjtë e saj të rënë në Luftën e Parë Botërore.
Princi Charles dhe Dukesha e Cornwall Camilla, morën pjesë në nderimet e organizuara në Abbey Westminster,të ndjekur nga Kryeministri Boris Johnson dhe udhëheqësi i punës Keir Starmer.
Për shkak të kërcënimit të paraqitur nga Covid-19, britanikët u inkurajuan të dalin në pragun e derës ose në dritare për të respektuar heshtjen tradicionale dy minutëshe, e cila mbahet në datë 11, të muajit 11.
Në Luftën e Parë Botërore janë vrarë mbi 745,000 ushtarë britanikë, rreth 12 përqind të atyre që kishin marrë pjesë.
Ceremonia mbahet çdo vit për të përkujtuar funeralin e një ushtari të panjohur britanik, trupi i të cilit ishte sjellë nga Franca Veriore. /tvklan.al