2 të infektuar të tjerë në burgun e Drenovës
Të prekurit janë çuar në burgun e Lezhës
Dy të dënuar të tjerë të burgut të Drenovës kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, pas testimeve të kryera në sektorin e sigurisë së lartë duke e çuar numrin total të të infektuarve në 10.
Të gjithë të prekurit janë dërguar në burgun e Shën Kollit në Lezhë.
Numri më i madh i të infektuarve në burgun e Drenovës janë të moshës mbi 55 vjeç dhe janë të dënuar për vepra të rënda penale.
Gjatë dy ditëve të fundit i janë nënshtruar testit 27 persona midis tyre, të dënuar, personel i administratës së burgut dhe kontakte të afërt me ta.\]
Tv Klan