2 të vdekur dhe 38 raste në Kosovë
165 persona të shtruar në spitale
Mbeten të ulëta shifrat e pandemisë në Kosovë. Ministria e Shëndetësisë atje raportoi se në 24 orët e fundit e kanë humbur jetën 2 qytetarë, duke çuar në 2,964 numrin total të viktimave që prej nisjes së pandemisë.
Ndërkohë nga 3.285 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë si mbartës të virusit 38 qytetarë.
Aktualisht në Kosovë gjenden afro 1800 persona aktiv me Covid. Situatë më e qetë paraqitet edhe në spitale, ku janë të shtruar 165 persona nga të cilët 109 janë në oksigjenoterapi.
Tv Klan