2 viktima dhe 119 raste të reja nga Covid-19


2 viktima dhe 119 raste të reja nga Covid-19

16:53 17/08/2020

Shtohen rastet e dyshuara që marrin trajtim spitalor

Pandemia e Covid-19 vazhdon të shënojë viktima në Shqipëri, ku në 24 orët e fundit dy persona kanë humbur jetën duke e çuar në total numrin e të vdekurve nga Covid në 230. Aktualisht janë 117 pacientë të cilët po marrin trajtimin spitalor, 16 ndodhen në terapi intensive, ku 5 prej të cilëve janë të intubuar.

“Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen, një 60 vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 87 vjeçare nga Korça.”

Nga 501 testime të kryera, rezultojnë 119 raste të reja me Covid-19, ku gjysma e të infektuarve të rinj janë në Tiranë.

“54 raste në Tiranë, 10 raste në Kamëz, nga 7 raste në Elbasan dhe Kukës, 6 raste në Korçë, nga 5 raste në  Durrës dhe Shkodër, nga 4 raste në Fier dhe Kavajë, 3 raste në Lezhë, Mirëditë, nga 2 raste në Mat, Kurbin, Rrogozhinë, 1 rast në Has, Maliq, Sarandë, Shijak, Vlorë.”

22 qytetarë janë shëruar ndërsa 12 të tjerë vazhdojnë të marrin trajtim spitalor edhe pse rezultojnë se e kanë kaluar infektimin me Covid. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë rezulton në rritje edhe numri i pacientëve që janë të dyshuar se janë prekur nga koronavirusi.

Tv Klan






Të ngjashme