2-vjeçarja gjen vdekjen në mënyrë tragjike
Një vajzë 2-vjeçare ka vdekur pasi kishte ngecur në një makinë të vjedhur, e cila ishte hedhur në një lumë të ngrirë.
Kiara Moore u gjet në një makinë të zhytur në lumë, pasi policia u ishte vënë në ndjekje hajdutëve në Cardigan, në perëndim të Uellsit pasditen e djeshme.
Policët nisën kërkimet të cilat zgjatën rreth dy orë për makinën e mamasë së vogëlushes, Kim Rowlands, pasi u dyshua se u hodh nga hajdutët ndërsa 2-vjeçarja kishte ngecur në pjesën e pasme të makinës.
Sipas
The Sun
, policia konfirmoi se vajza e vogël vdiq në spital dhe tha se rrethanat e incidentit janë ende duke u hetuar./tvklan.al