2 vjet nga krijimi i Kushtetutës së re (26 Nëntor 2000)
As 2-vjetori i Kushtetutës së re nuk i ka bashkuar politikanët e pozitës dhe e opozitës. Në pritjen e organizuar nga Gjykata Kushtetuese ishte i pranishëm dhe Presidenti Mejdani, ministrat dhe diplomatë, por mungonin përfaqësuesit e opozitës së djathtë. Në fjalën e tij, kryetari i Gjykatës Kushtetutese Fehmi Abdiu tha se ende nuk janë përmbushur të gjitha detyrimet që rrjedhin nga Kushtetuta e re.
“Kushtetuta kërkon që të ekzistojnë një mori ligjesh për problemet nga më të ndryshme juridike për të cilat akoma sot dy vjet të krijimit të saj, nuk vihet re kjo punë në drejtim të reformës administrative dhe legjislative, akoma nuk është plotësuar. Në kohën kur të votohen të gjitha ligjet, në kohën kur legjislacioni në Shqipëri do të jetë i plotë, Kushtetuta do të duket më autoritare dhe Gjykata Kushtetuese do të jetë garante e respektimit të saj.”/tvklan.al