2 vjet pa Azem Hajdarin (11 Shtator 2000)
Prej dy ditësh familja Hajdari ka hapur dyert për miqtë dhe të njohur në përkujtimin e vrasjes së Azem Hajdarit. E shoqja Fatmira së bashku me të dy djemtë kanë hapur derën për të gjithë ata që viijnë për të ngushëlluar familjen e të ndjerit, por dhe për të përkujtuar një mik, të afërm apo dhe një ideal demokratik të shumë njerëzve.
Që nga dita e djeshme në familjen Hajdari kanë hyrë dhe dalë për ngushëllim mjaft njerëz. Studio ku punonte dikur deputeti demokrat, tashmë është kthyer në një muze të vogël. Sendet dhe librat e Azemit, fotografitë e jetës së tij në politikën shqiptare janë vendosur këtu duke iu kujtuar dhe njëherë të gjithëve njeriun e afërt dhe studentin e viteve ’90.
“Kush ndjen sadopak për Azemin, kush është simpatizant i tij kush dëshiron, përveç atyre që kanë në dorë mbi vrasjen e tij, ata nuk marrin drejtimin për të dhënë ngushëllime në shtëpinë time. Të tjerët, kush të dëshirojë të vijë dhe të shprehë një ngushëllim për Azemin. Një rikujtim për Azemin sepse këto njerëz më japin forcë më shumë dhe ma heqin dhimbjen më shumë mua si bashkëshorte, fëmijëve të tij dhe familjes së tij. Nesër mbushen plot 2 vjet nga vrasja Azemit dhe nga mosqënia e tij mes nesh si familje.”/tvklan.al